Shkencëtarët identifikojnë tipin e trupit që mund të mbrojë trurin nga plakja dhe demenca - Gazeta Express
string(89) "shkencetaret-identifikojne-tipin-e-trupit-qe-mund-te-mbroje-trurin-nga-plakja-dhe-demenca"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

24/11/2025 20:45

Shkencëtarët identifikojnë tipin e trupit që mund të mbrojë trurin nga plakja dhe demenca

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

24/11/2025 20:45

Shkencëtarët amerikanë thonë se mund të jenë pranë një zbulimi të rëndësishëm: njerëzit që kanë më shumë masë muskulore dhe më pak dhjam visceral – yndyrë e fshehur rreth organeve të brendshme – kanë trurin më të shëndetshëm dhe më “të ri” biologjikisht.

Prej kohësh obeziteti është lidhur me rrezik të shtuar për sëmundje të rënda, përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe kancerin. Studimet e fundit tregojnë se ai mund të rrisë edhe rrezikun për demencë.

Por kërkime të reja sugjerojnë se një profil i veçantë trupor – shumë muskuj dhe raport i ulët dhjam visceral/masë muskulore – mund të ketë efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të trurit, përfshirë Alzheimerin.

Dr. Cyrus Raji, profesor i radiologjisë dhe neurologjisë në Washington University School of Medicine, tha:

“Trupat më të shëndetshëm, me më shumë muskuj dhe më pak dhjam të fshehur, kanë më shumë gjasa të kenë tru më të shëndetshëm. Një tru i shëndetshëm ul rrezikun për sëmundje si Alzheimer.”

Pse dhjami i fshehur është më i rrezikshëm?

Ndryshe nga dhjami nën lëkurë, dhjami visceral gjendet thellë nën murin abdominal dhe rrethon organet vitale. Kjo do të thotë se edhe personat që duken të dobët nga jashtë mund të kenë nivele të rrezikshme të tij.

Muskujt, të matura me imazheri MRI, shërbejnë si tregues të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm dhe plakjen e trurit.

Dr. Raji shtoi:

“Kjo punë tregon se si humbja e masës muskulore dhe rritja e dhjamit të fshehur, që vijnë me moshën, lidhen drejtpërdrejt me plakjen e trurit.”

Studimi, i publikuar nga Radiology Society of North America, analizoi MRI-të e 1,164 personave të shëndetshëm rreth moshës 55 vjeç, në katër qendra të ndryshme.

Rezultatet treguan se:

Raporti më i lartë i dhjamit visceral ndaj muskujve lidhej me tru më të plakur.

Dhjami nënlëkuror nuk kishte lidhje me plakjen e trurit.

Personat me më shumë masë muskulore kishin tru më të ri, biologjikisht

Implikimet për trajtimet e reja kundër obezitetit

Studimi thekson se rritja e masës muskulore dhe ulja e dhjamit visceral janë objektiva të arritshme përmes ndryshimeve në stilin e jetesës.

Por një element i ri i rëndësishëm është ndikimi i medikamenteve moderne për humbje peshe, si Ozempic dhe Mounjaro. Këto ilaçe kanë treguar se ulin jo vetëm dhjamin, por edhe masën muskulore, çka mund të jetë problem për shëndetin e trurit.

Dr. Raji shpreson që gjetjet e tyre të ndikojnë në dizajnimin e trajtimeve të ardhshme:

“Humbja e dhjamit – sidomos atij visceral – ndërkohë që ruhet masa muskulore, do të ishte formula më e mirë për shëndetin e trurit. Studimi ynë mund të ndihmojë në përcaktimin e dozave optimale të GLP-1 ve për rezultatet më të mira.”

Dementia dhe Alzheimeri në rritje globale

Një studim i rëndësishëm i vitit të kaluar sugjeroi se gati gjysma e rasteve të Alzheimerit mund të parandalohen duke adresuar 14 faktorë jetese që nga fëmijëria.

Ndër to, dy faktorë të rinj – kolesteroli i lartë dhe humbja e shikimit – ishin të lidhur me rreth 10% të rasteve të demencës në botë.

Dhjami visceral rrit kolesterolin, i cili rrit rrezikun e demencës dhe goditjes në tru, duke favorizuar grumbullimin e proteinave toksike në tru si amiloidi dhe tau, që formojnë pllaka dhe “nyje” karakteristike për Alzheimerin.

Sëmundja e Alzheimerit prek sot rreth 982,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa është gjithnjë në rritje.

Nga viti 1990 deri në 2019, rastet e reja globale janë rritur me 148%, dhe totali i rasteve me 161%. /GazetaExpress/