Shkencëtarët britanikë me metodë të re për zbulimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(67) "shkencetaret-britanike-me-metode-te-re-per-zbulimin-e-koronavirusit"

Shkencëtarët britanikë me metodë të re për zbulimin e koronavirusit

Gazeta Express

04/03/2020 12:05

Një test, i cili mund të detektoj shenja të koronavirusit tek njerëzit vetëm me anë të frymëmarrjes, është zhvilluar nga disa shkencëtarë britanikë, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Ata kanë thënë se kjo teknologji mund të përdoret për t’i testuar sa më shpejt njerëzit në aeroporte. Gjithashtu mund të përdoret para ndërhyrjeve kirurgjike, në farmaci ose në emergjenca.

Lexo Edhe:

Deri tani testimet për koronavirus bëhen duke e përdorur një fashë, e cila qohet për analizë në laboratore të shëndetit publik, proces ky i cili i merr 24 deri në 48 orë deri në rezultate.

Ekipi nga Universiteti Northumbria, ka thënë se kjo pajisje detekton shenja biologjike në frymëmarrje me anë të biomarkerëve. Këta biomarkerë, që përfshijnë ADN-në, ARN-në, proteina dhe molekula yndyrore, mund të zbulojnë sëmundje të mushkërive.

Procedura do të jetë e thjeshtë, pasi që njerëzit vetëm duhet të marrin frymë brenda pajisjes, e cila është e ngjashme me atë që e detekton alkoolin.

Nevoja e krijimit të një pajisjeje të tillë, është shfaqur pasi që matësit e temperaturave dhe metodat e tjera të përdorura deri tani, nuk kanë qenë efikase dhe shumë të shpejta dhe në disa raste kanë dështuar në testim. /Express