Shkëlzen Jetishi feston ditëlindjen, ja sa vjet i ka mbushur ai - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

01/03/2020 18:55

Shkëlzen Jetishi feston ditëlindjen, ja sa vjet i ka mbushur ai

Rozë

Gazeta Express

01/03/2020 18:55

Këngëtari Shkëlzen Jetishi – Xeni është një ndër emrat më të njohur që ka skena.

Qysh nga fëmijëria ka filluar të merret me këndim, duke realizuar kështu një numër të madh këngësh, bashkëpunimesh e albumesh, që të gjitha u vlerësuan shumë nga publiku. Sot këngëtari i njohur mbushi 56 vite jetë.

 Në këtë ditë të veçantë nuk munguan urime të bukura nga personat e zemrës. Një urim të bukur i shkroi edhe i biri, këngëtari i mirënjohur, Korab Jetishi.

“Urime ditëlindjen babush, te uroj jete te gjate shëndet dhe mos tu plakt zëri kurrë”, shkroi ai.

Edhe Xeni bënë pjesë në listën e këngëtarëve që talentin e tij e barti te djali i tij i madh, Korabi. Ata së bashku herën e parë i pamë në projektin e tyre që titullohet, “Në vrullin e rinisë”.

Ata numërojnë edhe shumë bashkëpunime të tjera, si “Si babë e bir”, “Kujtimet e vjetra”, e të tjera.