string(105) "shkelqim-devolli-takon-ne-londer-ceo-n-e-cnn-thompson-zyrtarizon-hyrjen-e-televizionit-amerikan-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:50

Shkëlqim Devolli takon në Londër CEO-n e CNN, Thompson, zyrtarizon hyrjen e televizionit amerikan në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:50

Në Londër, sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, në një takim me drejtorin dhe kryetarin e Bordit të CNN, Mark Thompson, zyrtarizuan partneritetin për hapjen e D1 CNN në Kosovë.

Thompson përgëzoi ekipin e Devolli Corporation për lansimin e televizionit të ri të lajmeve për Kosovën, duke premtuar se CNN do të mbështesë partnerët e tyre kosovarë në çdo kohë.

Sipërmarrësi Devolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me rrjetin televiziv më të njohur në botë, Made in USA, për Kosovën. 

“Në këtë ditë të veçantë, 12 qershor, kur para 26 vjetësh e gjithë bota mësonte nga raportimet e CNN se Kosova, vendi ynë, u çlirua, ne po zyrtarizojmë hyrjen e CNN-it në Kosovë. Tash, në Kosovën e lirë, në gjuhën shqipe, CNN do të flasë për shtetin e pavarur. Është një ëndërr e realizuar,” u shpreh ai.

D1 CNN tashmë ka filluar, në bashkëpunim me ekipin mbikëqyrës të CNN, ta rekrutojë stafin për hapjen e kanalit të lajmeve, i cili do të lansohet shumë shpejtë.