Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation, është pritur sot në një takim zyrtar në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në fokus të diskutimeve ishin aktivitetet e njësive të Devolli Corporation në territorin maqedonas, si dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të investimeve.
Sipërmarrësi Devolli i ka treguar shefit të qeverisë maqedonase për planet e tij për investime në kapacitete prodhuese, fushën e medias, si dhe të infrastrukturës.
Kryeministri Mickoski ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për të mbështetur bizneset e Shkëlqim Devollit, duke ofruar lehtësira dhe bashkëpunim për të nxitur investimet e mëtejshme në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka theksuar se njeh mirë cilësinë e produkteve “me vulën Devolli” dhe se qeveria është e hapur për të krijuar një mjedis të favorshëm për investitorë të tillë, me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Devolli Corporation dhe autoriteteve maqedonase, duke hapur rrugën për projekte të reja dhe zgjerim të aktiviteteve të kompanisë në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit.
Devolli Corporation ka rreth 500 të punësuar në Maqedoninë e Veriut, të angazhuar në rrjetet e “Comodita Home” dhe brendin e kafesë Pascalin. /KlanKosova/
aaaaa