Shkëlqim Devolli mes të ftuarve në darkën e Aleksander Čeferinit të UEFA-s në Lubjanë - Gazeta Express
string(85) "shkelqim-devolli-mes-te-ftuarve-ne-darken-e-aleksander-ceferinit-te-uefa-s-ne-lubjane"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 15:52

Shkëlqim Devolli mes të ftuarve në darkën e Aleksander Čeferinit të UEFA-s në Lubjanë

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 15:52

Aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, ka qenë ndër të ftuarit në një darkë protokollare të organizuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, me rastin e finales së UEFA Futsal EURO, e cila zhvillohet sonte në Lubjanë.

Darka, e mbajtur në kryeqytetin slloven, ka mbledhur përfaqësues të lartë të futbollit evropian, partnerë institucionalë dhe figura të njohura të biznesit në kuadër të aktiviteteve shoqëruese të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futsalit evropian.

Temat e diskutimeve joformale të darkës kanë përfshirë zhvillimin e futsalit dhe futbollit në Evropë, rolin e investimeve private në sport, si dhe ndikimin ekonomik dhe diplomatik që kanë ngjarjet madhore sportive për shtet pjesëmarrëse.

Ngjarja është parë si pjesë e protokollit zyrtar të UEFA-s, ku sporti shërben edhe si platformë për diplomaci sportive dhe rrjetëzim ndërkombëtar.

Finalja e UEFA Futsal EURO luhet sonte në Arena Stozhice në Lubjanë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement