Shkëlqen Fisnik Asllani, gol dhe asistim në fitoren e Hoffenheimit - Gazeta Express
string(65) "shkelqen-fisnik-asllani-gol-dhe-asistim-ne-fitoren-e-hoffenheimit"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 17:30

Shkëlqen Fisnik Asllani, gol dhe asistim në fitoren e Hoffenheimit

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 17:30

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer në fitoren e Hoffenheimit ndaj Heidenheimit në Bundesliga.

Ylli dardan shënoi dhe asistoi në fitoren prej 4-2 në transfertë te Heidenheimi.

Fillimish, Asllani asistoi për Alexander Prass në minutën e 26-të të ndeshjes.

Ky i fundit shënoi përsëri në minutën e 46-të të pjesës së parë, por kësaj here u asistua nga Andrej Kramaric.

Për 3-0 shënoi sulmuesi i kombëtares dardane, Fisnik Asllani, i cili ishte goli i tetë në Bundesliga për të, derisa ka edhe pesë asistime.

Golin për vendasit e shënoi Luca Kerber në minutën e 63-të, ndërsa goditjen vendimtare për Heidenheimin e bëri Tim Lemperle që shënoi për 4-1 në minutën e 78-të – vetëm një minut pas inkuadrimit.

Luca Kerber e shënoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje, në minutën e 84-të.

Ndeshjen për Hoffenheimin e nisën edhe dyshja tjetër kosovare, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Avdullahu e kompletoi ndeshjen, teksa Hajdari u zëvendësua në minutën e 77-të.

Ndërkohë, Asllani doli nga loja në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Hoffenheimi shkon në kuotën e 49 pikëve, në vendin e tretë, aq sa ka edhe Stuttgarti në vendin e katërt. Vendi i dytë i përket Dortmundit me 52 pikë, derisa vendi i parë shkon për Bayern Munchenin me 66 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement