Shkeljet në trafik, brenda katër ditëve gjobiten 2.240 shoferë dhe 175 këmbësorë - Gazeta Express
string(79) "shkeljet-ne-trafik-brenda-kater-diteve-gjobiten-2-240-shofere-dhe-175-kembesore"

Maqedoni

Gazeta Express

21/11/2025 14:01

Shkeljet në trafik, brenda katër ditëve gjobiten 2.240 shoferë dhe 175 këmbësorë

Maqedoni

Gazeta Express

21/11/2025 14:01

Gjatë katër ditëve të fundit, shtatë persona janë arrestuar për drejtim të pamatur të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa janë ndëshkuar 2.415 shkelje të trafikut.

Siç njofton MPB-ja, në periudhën 17–20.11.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët e brendshëm të trafikut në rrugët e vendit, nga gjithsej 2.415 gjobat e lëshuara:

  • 435 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.

Shtatë persona janë arrestuar për drejtim të pamatur të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal:

  • 6 për drejtim nën ndikimin e alkoolit
  • 1 për shpejtësi mbi të lejuarën jashtë zonave të banuara

Sipas përmbledhjes statistikore të aktiviteteve policore:

  • Janë regjistruar 824 shkelje për parkim të gabuar
  • 270 masa janë dhënë për shoferë që kanë drejtuar pa patentë
  • 16 gjoba për kalim në semafor të kuq
  • 175 masa për shkelje nga këmbësorët
  • 23 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit

Gjithashtu janë ndëshkuar:

  • 115 pjesëmarrës në trafik që nuk përdorën rrip sigurie
  • 79 masa për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit
  • 74 automjete janë larguar nga trafiku për shkak të mosregjistrimit
  • 25 automjete për shkak të defekteve teknike
  • 7 shoferë për xhama të errësuar ose folie të instaluara jo ligjërisht

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta,” njoftojnë nga MPB-ja.