string(81) "shkelje-te-lejeve-mjedisore-prokuroria-con-ne-gjyq-13-persona-mes-tyre-10-zyrtare"

Shqiperi

Gazeta Express

31/05/2025 12:55

Shkelje të lejeve mjedisore, Prokuroria çon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

Shqiperi

Gazeta Express

31/05/2025 12:55

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 13 persona, të dyshuar për shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme.

Ndër të pandehurit janë 10 inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore, të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë lejuar ushtrimin e aktivitetit të disa kompanive në kundërshtim me lejet mjedisore dhe nuk kanë kryer inspektime efektive.Hetimet nisën pas një kallëzimi nga gazetari investigativ S.K. dhe zbuluan një skemë të gjerë falsifikimi dhe bashkëpunimi të dyshimtë mes zyrtarëve publikë dhe disa kompanive private.Për veprën penale “falsifikim dokumentesh”, Prokuroria ka marrë të pandehur administratorët e tre kompanive: E.M., administrator i “V.R shpk”; E.Sh., administratore e “E. shpk”; L.Sh., administrator i “S. shpk”.Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.Për veprën penale “Shpërdorim detyre”, janë marrë të pandehur edhe këta 10 zyrtarë: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., K.A.Sipas hetimeve, këta zyrtarë kanë pranuar dokumente të falsifikuara, kanë kryer inspektime vetëm në letër dhe nuk kanë kontrolluar kushtet reale në terren.Nga analiza e të dhënave, rezulton se kompania “V.R shpk” ka përfituar mbi 30 tendera në periudhën 2017–2022, duke përdorur dokumentacion të rremë dhe mungesë të pajisjeve të kërkuara, në kundërshtim me lejet mjedisore të tipit A dhe B.