Shkeli rregullat për koronavirusin-arrestohet djali i Ilir Shaqirit - Gazeta Express
string(67) "shkeli-rregullat-per-koronavirusin-arrestohet-djali-i-ilir-shaqirit"

Shkeli rregullat për koronavirusin-arrestohet djali i Ilir Shaqirit

Gazeta Express

23/03/2020 21:30

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë pronarin e firmës “Aztech” për mosrespektim të dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi (COVID-19).

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, i dyshuari është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se me hapjen e lokalit të tij, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Prokurorja kujdestare ma konfirmoi se sot është ndaluar i dyshuari për 48-orë për arsye se me veprimet e tij ka rënë në kundërshtim me vendimet e qeverisë”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Bruime të sigurta brenda Prokurorisë së Shtetit i kanë thënë Insajderit se i arrestuari është Gojart Shaqiri, pronar i kompanisë “Aztech”, firmë private e cila merret me tregtinë e pajisjeve teknologjike.

Shaqiri, i cili ka në pronësi 50 për qind të aksioneve të “Aztech”, është djali i Ilir Shaqirit, këngëtarit të muzikës popullore.