Presidenti amerikan Donald Trump në një postim të fundit në Truth Social, ka theksuar se ishte nder për të, që të shkatërrojë kapacitetin bërthamor të Iranit dhe të ndalë luftën, duke shtuar se të dyja vendet donin paqe.
“Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin luftën, në mënyrë të barabartë! Ishte një nder i madh për mua të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetin bërthamor, dhe pastaj, TA NDALJA LUFTËN!” ka shkruar Trump.
Deklarata e Trump vjen pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim mes dy vendeve Iran-Izrael, pas një lufte 12 ditore.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...