string(96) "shkaterroni-ose-ktheni-rusia-zgjeron-censuren-letrare-ne-shenjester-autore-amerikane-e-britanike"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 15:04

“Shkatërroni ose ktheni”: Rusia zgjeron censurën letrare – në shënjestër, autorë amerikanë e britanikë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 15:04

Mes një vale të re censurimi në Rusi që po përfshinë edhe skenën letrare, një distributor i librave ka urdhëruar libraritë që të “kthejnë ose shkatërrojnë” vepra të autorëve të mëdhenj, si fituesi i çmimit Pulitzer, Jeffery Eugenides, dhe bestsellerja britanike Bridget Collins.

Sipas BBC-së, kompania ruse Trading House BBM ka dërguar këtë javë një letër me një listë prej 37 titujsh që duhet të hiqen menjëherë nga shitja. Ndërsa bëhet e ditur se në listë përfshihen gjithashtu filozofi slloven Slavoj Zizek, romancieri japonez Ryu Murakami dhe disa autorë rusë.

Ky urdhër vjen në vazhdën e një shtimi të censurës nga Kremlini që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës, që ka në shënjestër veçanërisht veprat me mesazhe kundër luftës, tematika LGBTQ, apo kritika ndaj udhëheqjes së Rusisë.

Është bërë e ditur se në urdhër, paralajmërohet për “pasoja negative” nëse libra si The Virgin Suicides i Eugenides apo Ecstasy i Murakamit nuk tërhiqen nga shitja, me arsyetimin se dyshohet se “nuk përputhen me ligjet ruse”, pa sqaruar më tej.

Libraritë janë udhëzuar të ndalojnë menjëherë shitjen dhe të kthejnë apo të shkatërrojnë kopjet e mbetura, duke siguruar edhe dëshmi me shkrim për shkatërrimin.

Kujtojmë se në vitin 2013, Rusia e ndaloi edhe promovimin e “orientimeve seksuale jo-tradicionale” te të miturit, por që nga fillimi i luftës në Ukrainë e ka zgjeruar ligjin për të ndaluar të ashtuquajturën “propagandë LGBT” për të gjitha grupmoshat. Ndërsa, së fundmi, ka shpallur “lëvizjen ndërkombëtare LGBT” si organizatë “ekstremiste” – edhe pse një organizatë e tillë nuk ekziston zyrtarisht.