Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Kuçovë, ja kush pritet ta zëvendësojë - Gazeta Express
string(71) "shkarkohet-drejtori-i-kadastres-ne-kucove-ja-kush-pritet-ta-zevendesoje"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 13:16

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Kuçovë, ja kush pritet ta zëvendësojë

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 13:16

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kuçovës Fatmir Doksani është shkarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame për disa shkelje të kryera në detyrë.

Pezullimi i tij ka ndodhur menjëherë pas një mbledhjeje partie të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste Kuçovë pasditen e së Enjtes së kaluar, mbledhje kjo që është shoqëruar me debate dhe konfrontime verbale të shumta.

Lexo Edhe:

Burime brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrën, dega Kuçovë, bëjnë me dije se shkarkimi i Doksanit erdhi ai pasi ka kryer disa shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, duke mos ekzekutuar disa vendime gjykate të formës së prerë për regjistrimit e disa banesave e truallit në rrethin e Kuçovës.

Mësohet se Doksani ka disa ditë i pezulluar nga detyra dhe sot bashkë me urdhrin e pezullimit të tij pritet të emërohet edhe drejtori i ri që është Shkëlqim Braushi. Fatmir Doksani kishte 3-vite në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Kuçovë, ndërkohë që më herët ka qenë për 2 mandate radhazi kryetari i komunës Kozare. Zëvendësuesi i tij, Shkëlqim Braushi ka punuar më parë në institucionin e KLGj-së