string(77) "shkarkohet-arben-fetai-nazim-taipi-zgjidhet-kryetar-i-ri-i-kuvendit-te-ash-se"

Maqedoni

Gazeta Express

24/05/2025 14:13

Shkarkohet Arben Fetai, Nazim Taipi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të ASh-së

Maqedoni

Gazeta Express

24/05/2025 14:13

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari mbrëmëka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve.

Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh-së.

“Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari

Janë ndryshuar edhe disa anëtarë të Komisionit statutar dhe juridik si dhe janë përjashtuar edhe tetë anëtarë të kryesisë.