string(76) "shkarkimi-i-gledis-nanos-ambasada-e-shba-se-e-vlereson-ishte-partner-i-forte"

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 12:29

Shkarkimi i Gledis Nanos, ambasada e SHBA-së e vlerëson: Ishte partner i fortë

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 12:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në postimin në rrjete sociale ambasada shkruan se Nano ishte një partner i fortë.

Ambasada e SHBA: I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

Vendimi për shkarkimin e Nanos u bë publik nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë me arsyetimin se nuk ka përmbushur objektivat.

“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim. Këshilli i Ministrave, qeveria, ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, u shpreh ministri Çuçi.

Vetë Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqje ndaj është dashur dhe mbledhja e qeverisë për të vendosur shkarkimin e tij. 

/Gazeta Express