Shkarkimi i Elisabeta Imeraj, kush do ta zëvendësojë, KLP mbledhje urgjente sot - Gazeta Express
string(77) "shkarkimi-i-elisabeta-imeraj-kush-do-ta-zevendesoje-klp-mbledhje-urgjente-sot"

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2022 11:42

Shkarkimi i Elisabeta Imeraj, kush do ta zëvendësojë, KLP mbledhje urgjente sot

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2022 11:42

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12 për të caktuar drejtuesin e përkohshëm për të zëvendësuar postin e Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua nga detyra ditën e djeshme.

Mësohet se Arens Çela do të zëvendësojë Imeraj në postin e prokurores.

Sipas rendit të ditës së mbledhjes urgjente plenare sot do të diskutohet dhe miratohet akti për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Arens Çela, i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ka emërimin si prokuror.

Një ditë më parë Elisabeta Imeraj u shkarkua nga detyra, ndërsa vendimi u dha nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra drejtuesen e Prokurorise së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Imeraj ishte konfirmuar më herët në Shkallën e Parë, por me sugjerim te ONM vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Gjatë procesit në Shkallën e dytë Imeraj kërkoi konfirmim në detyrë, megjithatë trupa e Kolegjit të Apelimit gjeti probleme ne pasurinë e saj.

Në një prononcim për mediat pas procesit në KPA, Imeraj pretendon se janë vendosur në dosje, dokumente të falsifikuara për pasuritë. Sipas Imerajt, vendimi për shkarkimin e saj është i padrejtë dhe ka ndodhur pasi dikujt mund të mos i ketë pëlqyer ndonjë gjykim nga ana e saj. Ajo iu drejtua sërish KPA me pyetjen se kush e donte shkarkimin e saj nga sistemi në drejtësi