Shkarkimi i Besim Kelmendit, Haxhiu e quan “puç institucional" - Gazeta Express
string(59) "shkarkimi-i-besim-kelmendit-haxhiu-e-quan-puc-institucional"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 22:36

Shkarkimi i Besim Kelmendit, Haxhiu e quan “puç institucional”

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 22:36

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vendosi sot shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të kryeprokurorit të Shtetit gjatë një mbledhjeje ku ishin të pranishëm vetëm pesë anëtarë.

Vendimi u mor pas propozimit të zëvendëskryesueses Jehona Gërvalla-Grantolli për të futur në rend dite çështjen e Kelmendit, përfshirë edhe referencën ndaj intervistimit të tij si dëshmitar për masakrën e Reçakut.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reagoi në Debat Plus, duke e cilësuar aktin si të paligjshëm dhe si një “puç institucional”.

Sipas Haxhiut, vendimi i marrë me vetëm pesë vota nuk përmbush numrin e domosdoshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

“Me 5 vota për, është puq institucional. Është puq. Sepse 7 është dashtë me qenë jo 5. Nuk shkarkohet kryeprokurori me 5 vota, është pa kuorum ai vendim. S’ka efekt juridik, rrëzohet”, ka thënë Haxhiu në Debat Plus.