Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe lëvizjet e tjera të bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një videomesazhi, Berisha e cilësoi këtë lëvizje të kryeministrit si një përpjekje për të shpëtuar veten e tij.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.
“Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.“, theksoi ai.
Videomesazhi i plotë:
Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.
Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.
Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë.
NDRYSHIMET NË QEVERI
Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...