Shkaku i një infeksioni, Ilir Latifi suspendohet nga UFC - Gazeta Express
string(55) "shkaku-i-nje-infeksioni-ilir-latifi-suspendohet-nga-ufc"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2022 7:59

Shkaku i një infeksioni, Ilir Latifi suspendohet nga UFC

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2022 7:59

Luftëtari i arteve të përziera marciale, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për tre muaj

Ylli i UFC, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për shkak se nuk ka zbuluar një infeksion të lëkurës, që është kërcënues për jetën, kanë thënë mjekët.

Lexo Edhe:

Latifi mposhti Aleksei Oleinik me vendim unanim në kafazin e UFC Vegas 61 në tetor. Pas luftës, ai pranoi që kishte një infeksion në lëkurë por që nuk e kishte informuar trajnerin e tij përpara meçit.

“E shihni, madje edhe këtë javë këmba e ime është e ënjtur, nuk i kam treguar trajnerit tim por jam infektuar me stafilokokë para dy dite”, tha Latifi.

“Është një sport i mahnitshëm, por margjinat për fitore janë të vogla. Kështu që punova shumë për këtë gjë deri në ditën e fundit”.

“Sot kur u zgjova, këmbë ime ishte ënjtur dhe ishte sikurse ‘nuk mund ta shtyjë ndeshjen përsëri’ prandaj duhej të luftoja me ethe dhe infeksion të stafilokokut, kjo është pjesë e të qenit luftëtarë”.

Pas kësaj deklarate Latifi është suspenduar nga Komisioni Atletik i Nevadës, pasi që ai nuk e ka raportuar së vuan nga infeksioni i stafilokokut, një sëmundje që mund të këtë efekte fatale për jetën e dikujt tjetër.

Kjo do të thotë që Latifi, i cili përpos që do të paguajë edhe një dënim prej 350 eurosh, nuk do të mund të luftojë më në kafaz deri në vitin 2023. /GazetaExpress/