Shkaku i koronavirusit, shtyhet turneu i basketbollit - Gazeta Express
string(52) "shkaku-i-koronavirusit-shtyhet-turneu-i-basketbollit"

Shkaku i koronavirusit, shtyhet turneu i basketbollit

Gazeta Express

15/09/2020 16:20

Pandemia koronavirus është bërë shkak i shtyrjes së disa aktiviteteve sportive në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht, sot u shty turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”, ndërsa pak orë më vonë, Federata e Basketbollit të Kosovës njoftoi se turneu “Women Streetball AA Prishtina”, i organizuar nga klubi i basketbollit AA (Kerasan) Prishtina në konkurrencën e femrave do të shtyhet për shkak të masave anti-Covid.

Turneu ka qenë i paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00 në Marigona Rezidencë në fushën e hapur të basketbollit, megjithatë, me rekomandimin e institucioneve shëndetësore është shtyrë për një datë tjetër.

Organizatorët e turneut do të njoftojnë me kohë për datën e re të mbajtjes së këtij turneu. /Gazeta Express/