Shkaku i koronavirusit, shtyhen ndeshjet e basketbollit - Gazeta Express
string(54) "shkaku-i-koronavirusit-shtyhen-ndeshjet-e-basketbollit"

Shkaku i koronavirusit, shtyhen ndeshjet e basketbollit

Gazeta Express

28/10/2020 13:00

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 e ka shtyrë Federatën e Basketbollit të Kosovës t’i shtyjë në afat të pacaktuar garat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe situatës së paqëndrueshme me pandeminë, gjë që ka shtyrë edhe në mbylljen e përkohshme të disa shkollave në vendin tonë, ta shtyjë fillimit e edicionit të ri për garat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat deri në një afat të pacaktuar.

Lexo Edhe:

Shtëpia e basketbollit kosovar njofton se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 dhe ky fakt i ka shqetësuar krerët e basketbollit kosovar, të cilët sot e morën vendimin në fjalë.

FBK-ja e kishte ndërprerë edhe Superligën e basketbollit në fund të muajit mars kur kishte nisur të rritej numri i të infektuarve me koronavirus.

E për dallim nga grupmoshat e reja, sonte megjithatë do të fillojë sezoni i ri i Superligës së basketbollit për seniorë. /Gazeta Express/