Shkaku i Kombëtares, shtyhen dy xhiro të Superligës - Gazeta Express
string(50) "shkaku-i-kombetares-shtyhen-dy-xhiro-te-superliges"

Shkaku i Kombëtares, shtyhen dy xhiro të Superligës

Gazeta Express

17/11/2020 12:17

Shkaku i dy ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës në nëntor, Superliga do të vazhdojë në muajin dhjetor. Basketbollistët e Kosovës do të jenë në karantinë për 10 ditë për t’u bërë gati për duelet me Sllovakinë dhe me Islandën

Dy xhirot e ardhshme të Prince Caffe Superligës janë shtyrë për më vonë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fakt, Federata e Basketbollit të Kosovës e mori këtë vendim për shkak të dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në muajin nëntor.

Në fakt, Verdhekaltrit pas 10 ditësh do të luajnë në fazën parakualifikuese evropiane për Kupën e Botës 2023.

Që nga e mërkura basketbollistët e Kosovës do të grumbullohen nën drejtimin e përzgjedhësit Christos Marmarinos.

Ata nuk do të kenë kontakte me familjarët e tyre dhe bashkëlojtarët në klubet ku aktivizohen.

E gjithë kjo për ta shmangur një infektim eventual me COVID-19 të delegacionit kosovar.

Pra, shtyrja e dy xhirove të Superligës është bërë për shkak se basketbollistët e ekipit kosovar do të karantinohen deri para ndeshjeve të radhës.

Kosova do të luajë me Sllovakinë më 26 dhe me Islandën më 28 nëntor në Bratisllavë. /Gazeta Express/