Shkaktoi aksident me dy viktima, arrestohet në Shqipëri shoferja italiane - Gazeta Express
string(72) "shkaktoi-aksident-me-dy-viktima-arrestohet-ne-shqiperi-shoferja-italiane"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 11:03

Shkaktoi aksident me dy viktima, arrestohet në Shqipëri shoferja italiane

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 11:03

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shoferen italiane që shkatoi aksidentin me dy viktima në aksin Levan-Vlorë. 28-vjeçarja me iniciale A.T akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ku 28-vjeçarja duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.