Shkaktarët e bajameve dhe trajtimi i tyre - Gazeta Express
string(41) "shkaktaret-e-bajameve-dhe-trajtimi-i-tyre"

Syzana Hajradini

27/01/2020 10:54

Shkaktarët e bajameve dhe trajtimi i tyre

Syzana Hajradini

27/01/2020 10:54

Ndryshimi i temperaturave sjell probleme nga më të ndryshmet. E njëri ndër ta është edhe problemi me bajamet.

Bajamet prekin çdo të dytin person, derisa më të ndjeshëm ndaj tyre janë fëmijët ndërmjet moshave parashkollorë dhe mes viteve të adoleshencës.

Lexo Edhe:

Bajamet janë të vendosura në pjesën e pasme të gojës dhe janë në kontakt të drejtpërdrejtë me infeksionet dhe me ajrin e ftohtë, sidomos në rastet kur kemi probleme të frymëmarrjes me hundë. Si të tilla, infeksionet e bajameve renditen te sëmundjet më të shpeshta.

Ato shkaktohen nga infeksionet virale dhe bakteriale. Ndërkaq, shkaktari më i shpeshtë është ai bakterial dhe virusi i gripit.

Otorinolaringologu Burhan Toçi tregon se cilat janë simptomat e para nëse vuani nga bajamet.

Pacientëve, të cilëve iu këshillohet heqja e bajameve janë ata që kanë 4-5 episode të infeksioneve të bajameve në vit, infeksione të kyçeve, e rrugëve urinare. Në këtë koncept heqja e bajameve është një tregues për ndërhyrje.

Në ditët e sotme, personat të cilët kanë vazhdimisht probleme me bajame, përdorin edhe ilaçe popullore, siç quhen Nishader, por Toçi nuk e preferon atë.

Format e parandalimit kanë të bëjnë me shkaktarët. Fëmijët, por dhe të rriturit, duhet të ushqehen shëndetshëm që të bëjnë të mundur rritjen e sistemit imunitar të organizmit./GazetaExpress/