string(64) "shkak-punimet-ne-rruge-bllokohet-qarkullimi-te-shkalla-e-tujanit"

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2024 14:24

Shkak punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi te “Shkalla e Tujanit”

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2024 14:24

Dhjetra automjete që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe Tiranës janë bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra në hyrje të kryeqytetit.

Shkak për këtë mësohet se janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës.

Lexo Edhe:

Rënia e gurëve masiv në rrugë ka penguar qarkullimin e automjeteve.

Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim.