Shiu pushon të shtunën, të dielën intervale me diell - Gazeta Express
string(51) "shiu-pushon-te-shtunen-te-dielen-intervale-me-diell"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 6:58

Shiu pushon të shtunën, të dielën intervale me diell

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 6:58

Reshjet e shiut vazhdojnë gjatë natës në vend, me kalimin në  ditën e shtunë.  Deri nga mesdita e së shtunës pritet të pushojnë, mirëpo vranësirat do të dominojnë qiellin mbi vend.  Pasdite aty-këtu mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu. 

Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C.  Fryn e erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-9m/s.

Intervale me diell po parashihen fillimisht ditën e diel, mirëpo gjatë mbrëmjes sërish të reshura shiu përfshijnë vendin. 

Temperaturat shënojnë një rritje deri në 15C.  Më shumë vranësira e të reshura shiu parashihen edhe për ditën e hënë, që vazhdojnë me kalimin në ditën e martë.  Vranësirat largohen ditën e martë, kur mund të ketë intervale me diell.  Vranësirat dominojnë përgjatë ditës së mërkurë, me ç’rast edhe temperaturat maksimale zbresin deri në 10C, e ato minimale nga 8C e 9C, zbresin në 4C.  Erëra juglindore fryjnë ditën e diel, të lehta dhe mesatare 2-7m/s, e nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.