Shiu në Shkup nuk ndihmoi shumë në shuarjen e zjarrit që po digjet për të tretën ditë në deponinë Drislla. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, thotë se ditët e fundit është hedhur ujë në deponi, por shuarja e tij ka qenë e vështirë, transmeton Portalb.mk.
“Tonelata ujë po hidhen çdo ditë, por tymi vazhdon. Po merren një sërë masash për zgjidhje”, tha Angellov.
Ai njoftoi se do të publikojë informacione shtesë në lidhje me aktivitetet që do të ndërmerren gjatë ditës.
Dje, Angelov tha se pas përpjekjeve për të shuar zjarrin me ujë, të cilat nuk dhanë rezultate, pjesa e deponisë që digjet po mbulohet. Pritjet e Angellov ishin që mbulimi të përfundonte dje.
Banorët e Novo Lisiçes, Aerodromit, Kisella Vodës dhe Draçevës mbrëmë reaguan se ajri mbante erë tymi dhe plastike të djegur.
Duke ndarë foto nga aplikacionet e matjes së ndotjes së ajrit, ata thonë se parametrat e grimcave të dëmshme në ajër në këto lagje janë të larta.
Angellov konfirmoi se era vjen nga “Drislla” dhe se përhapja në këto pjesë të qytetit është për shkak të erës që ka ndryshuar drejtim dhe po fryn nga deponia drejt Shkupit.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje, duke komentuar cilësinë e ajrit në kryeqytet pas shpërthimit të zjarrit në deponinë “Drislla”, tha se megjithëse vizualisht duket se ajri në Shkup është i ndotur, parametrat e grimcave të dëmshme të testuara nuk janë aq alarmante.
tag_katrorimaqedoni_2
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...