Shiu i madh shuan zjarret dhe shkakton vërshime në Australi - Gazeta Express
string(59) "shiu-i-madh-shuan-zjarret-dhe-shkakton-vershime-ne-australi"

Shiu i madh shuan zjarret dhe shkakton vërshime në Australi

Gazeta Express

26/01/2020 12:09

Rajoni i goditur më herët nga zjarret në Australi, Queensland, është përfshirë të dielën nga reshjet e mëdha të shiut, të cilat kanë ndikuar që të shuhen disa vatra të zjarrit që kanë djegur 2.5 milionë hektarë tokë nga shtatori i vitit të kaluar.

Pavarësisht ndikimit pozitiv kundër zjarreve, reshjet shkaktuan edhe vërshime.

Lexo Edhe:

Në disa zona ra shi sa mesatarja e 3 muajve. Byroja e Meteorologjisë në vendin e largët njoftoi se në pjesët bregdetare kanë rënë 160 milimetra shi në 24 orët e fundit, duke paralajmëruar reshje të reja ditëve të ardhshme.

Disa persona u shpëtuan nga vërshimet dhe disa ura janë mbyllur për qarkullim. Megjithatë, nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar shumë në parandalimin e përhapjes së qindra zjarreve në Queensland, Victoria dhe neë South Wales.

Nga zjarret që e dogjën një sipërfaqe të krahasueshme me territorin e Greqisë kanë vdekur 33 persona dhe miliona kafshë kanë ngordhur.