Shitet për mbi 200 mijë dollarë portreti i rrallë i Gandhit i vitit 1931 - Gazeta Express
string(72) "shitet-per-mbi-200-mije-dollare-portreti-i-rralle-i-gandhit-i-vitit-1931"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 12:18

Shitet për mbi 200 mijë dollarë portreti i rrallë i Gandhit i vitit 1931

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 12:18

Një portret i rrallë me vaj i liderit të pavarësisë indiane, Mahatma Gandhi, është shitur në një ankand në Londër për 152,800 funte (rreth 204,648 dollarë amerikanë).

Sipas BBC-së, shifra është dukshëm më e lartë se vlerësimi fillestar i shtëpisë së ankandit Bonhams, e cila kishte parashikuar një çmim prej 50,000 deri në 70,000 funte.

Dihet se ky portret është pikturuar në vitin 1931 nga artistja britanike Clare Leighton, gjatë vizitës së Gandhit në Londër. Ndërsa, sipas Bonhams, mendohet se kjo është e vetmja pikturë me vaj për të cilën Gandhi ka pozuar ndonjëherë.

Kujtojmë se, Gandhi udhëhoqi një lëvizje paqësore kundër sundimit britanik në Indi dhe mësimet e tij kanë frymëzuar miliona njerëz. Shumica e indianëve e nderojnë atë si “at i kombit”.

Sipas Bonhams, Clare Leighton “ishte një nga shumë pak artistët që u pranua në zyrën e tij dhe iu dha mundësia të qëndronte me të disa herë për të vizatuar dhe pikturuar portretin e tij”.

Veprat mbetën në koleksionin e artistes deri në vdekjen e saj në vitin 1989 në SHBA, dhe më pas u trashëguan nga familja e saj.

Bonhams nuk ka bërë të ditur se kush e ka blerë pikturën, dhe nuk dihet nëse do të ekspozohet publikisht.