Shitet Ferrari Enzo me nënshkrimet e legjendave Schumacher, Barrichella – Todta e Brown - Gazeta Express
string(84) "shitet-ferrari-enzo-me-nenshkrimet-e-legjendave-schumacher-barrichella-todta-e-brown"

AutoTech

Gazeta Express

24/05/2022 9:07

Shitet Ferrari Enzo me nënshkrimet e legjendave Schumacher, Barrichella – Todta e Brown

AutoTech

Gazeta Express

24/05/2022 9:07

Ferrari Enzo gjithmonë ka qenë një veturë e veçantë, e nëse bëhet fjalë për një njësi që është nënshkruar nga legjendat e F1 nga Maranello e Italisë përfshirë edhe Michael Schumaher – veturës me automatizëm i rritet vlera.

Enzo u prodhua në vitin 2004 në vetëm 400 njësi, kurse në Britaninë e Madhe gjenden 31 në mesin e të cilëve edhe i lartë apostrofuari që ka dalë në shitje, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Ky Enzo është i veçantë për faktin se posedon nënshkrimet e legjendave të Ferrari F1 nga viti 2004.

Pronari i parë ka qenë i njohur si koleksionues që enkas kishte porositur veturën në vitin 2004, për faktin se kishte një lidhje të afërt me menaxhmentin e këtij brendi, ku kishte një afërsi të madhe me drejtorin dhe punonjësit e fabrikës së ekipit F1.

Për këtë atë e kishin nënshkruar Michael Schumacher, Rubens Barrichello, Luca Di Montezemolo, Jean Todt, Ross Broën dhe Nigel Stepney.

Vlera e Enzos sot është milionëshe, e çmimin e rritin dukshëm nënshkrimet. Sesa vërtetë do të kushtojë, blerësit potencial mund ta mësojnë përmes shtëpisë së ankandeve. /Telegrafi/