Shitet buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kushtoi 14 milionë dollarë
Fun
Gazeta Express
16/09/2022 13:30
Buzëkuqi “Karmin H. Couture Beauty” është shpallur më i shtrenjti në botë, raporton The List. Kushtoi deri në 14 milionë dollarë.
Marka me të njëjtin emër u themelua në vitin 2006 nga Taysha Smith Valez dhe ishte sinonim i grimit luksoz. Ky buzëkuq është më i shtrenjti vetëm për shkak të paketimit të tij, i cili është prej ari 18 karatësh dhe i mbuluar me diamante.
Marka në një deklaratë deklaroi se versioni i parë i këtij buzëkuqi ishte i mbuluar me diamante vetëm në pjesën e poshtme, por klienti kërkoi të mbulohej tërësisht me diamante.
Kompania i premtoi klientit se sa herë që do të përdorte buzëkuqin, do t’i siguronte një mbushje falas.