Shikoni se si Edi Ramën e bën për pesë pare një ekspert i ekonomisë - Gazeta Express
string(67) "shikoni-se-si-edi-ramen-e-ben-per-pese-pare-nje-ekspert-i-ekonomise"

Shikoni se si Edi Ramën e bën për pesë pare një ekspert i ekonomisë

Gazeta Express

24/10/2020 21:24

Pasi e ka premtuar realizimin e aeroportit të Kukësit, shpesh herë Rama ka deklaruar para gazetarëve se do t’i sjellë vetë 100 djem të rinj kuksianë që të shkojnë e të votojnë për Partinë Demokratike (opozitën). Në njërën prej konferencave të tij të fundit për shtyp, gazetarja Marsela Karapanço e pyeti kryeministrin se me çfarë parash do t’ua paguajë biletat, me ato të buxhetit të shtetit apo nga xhepi i tij. Si kundërpërgjigje, gazetarja mori një varg me thumbime e ironi nga ana e kryeministrit, i cili tha se shumëkush që flet për taksat në Shqipëri, nuk i kupton ato ose në rastin më të keq, gënjen se janë shtuar apo rritur.

Por teksa gazetarja nuk bëri debat me kryeministrin, eksperti i ekonomisë Pano Soko i ka dhënë një përgjigje ezauruese kryeministrit, duke i shpjeguar atij sesa i kushtojnë shqiptarëve taksat që ka vendosur qeveria e tij.

Lexo Edhe:

Por teksa gazetarja nuk bëri debat me kryeministrin, eksperti i ekonomisë Pano Soko i ka dhënë një përgjigje ezauruese kryeministrit, duke i shpjeguar atij sesa i kushtojnë shqiptarëve taksat që ka vendosur qeveria e tij.

Eksperti i ekonomisë ka marrë shembullin e gazetares që pyeti Ramën, duke përdorur një pagë mesatare (të prezumuar). Pano ka shpjeguar në detaje sesa shumë para paguan një qytetar, duke filluar nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), sigurimet shoqërore e shëndetësore etj. Në fund të bilancit, Pano tregon se nga një rrogë prej 700 mijë lekësh të vjetra (rreth  560 euro) gazetarja do të paguajë direkt dhe indirekt në taksa rreth 500 mijë lekë ( 400 euro).

Eksperti më tutje thumbon Ramën, duke i kujtuar ardhjen në Shqipëri për t’u bërë Ministër Kulture dhe faktin se rroga e tij që nga vitet ’90 është paguar pikërisht nga taksat e qytetarëve.

“Në kapitalizëm ai që paguan është pronari, ai që paguhet është punëtori. Ti e di vetë se çfarë je. Ti paguhesh nga ne, të paguajmë rrogën dhe eksporata, pritjet përcjelljet, etj. Ti se di sesa paguajnë taksa njerëzit. Ti merresh me gazetare të sjellshme dhe me edukatë, tuten para një mashkulli arrogantë. Shpresoj shumë të të ndihmojë Zoti që mos të të vërë përpara meje.“-tha eksperti.

Për më tepër ndiqni videon e shkurtër: