Shikoni se si anija përplaset me vinçin “gjigant” në portin e Antwerpit


Gazeta Express
10 Dhjetor 2019 23:54

Porti i Antwerpit në Belgjikë është një nga më të rëndësishmit në Europën e Veriut, veçanërisht për qarkullimin e mallrave.

Por ditën e djeshme porti përjetoi momente terrori kur një anije mallrash me shumë mundësi për shkak të erës së fortë që tejkalonte 80 kilometrat në orë.

Anija e gjatë 320 metra humbi kontrollin dhe u përplas me vinçin gjigant për kontejnerët që sapo ishte instaluar, me një kosto afër 20 milionë euro. Impakti i tmerrshëm shkatërroi vinçin, duke bllokuar ditën e djeshme aktivitetin në port. Fatmirësisht nuk rezultojnë të lënduar nga aksidenti.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart