Shikoni se çfarë ka vendosur Trump aty ku duhej të ishte portreti i Bidenit në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(96) "shikoni-se-cfare-ka-vendosur-trump-aty-ku-duhej-te-ishte-portreti-i-bidenit-ne-shtepine-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 8:31

Shikoni se çfarë ka vendosur Trump aty ku duhej të ishte portreti i Bidenit në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 8:31

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë zbuloi “Shëtitoren e Famës Presidenciale”, ku portretet bardh e zi të të gjithë presidentëve të mëparshëm të SHBA-së janë shfaqur në korniza ari. Megjithatë, në vendin e rezervuar për Joe Biden, nuk ka një foto të tij, por një imazh të një stilolapsi automatik  që përdoret për të nënshkruar dokumente.

Pamjet i ka publikuar në X,  Margo Martin, asistente speciale e Presidentit Donald Trump dhe këshilltare e tij e komunikimit.

Trump zbuloi planet e tij për të rinovuar galerinë disa javë më parë në një intervistë me The Daily Caller, duke theksuar se jo të gjithë presidentët do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse portreti i Biden do të përfshihej, ai u përgjigj: “Do të vendosim një fotografi të një stilolapsi”.

Kujtojmë se në qershor, Trump urdhëroi një hetim për të përcaktuar nëse bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Biden e mbuluan gjendjen e tij të dyshuar të dobët mendore dhe përdorën në mënyrë të paligjshme një stilograf për të nënshkruar dokumente zyrtare në emër të tij.