Shikojini këto foto para se të hipni në transport publik - Gazeta Express

Shikojini këto foto para se të hipni në transport publik

Lajme

Gazeta Express

27/05/2020 7:31

Një video e animuar ka zbuluar sesi një person i infektuar me coronavirus mund ta përhapë lehtë virusin në transportin publik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, simulimi i krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oregon, tregon sesi një person i infektuar mund të shpërndajë spërkalat e virusit duke folur me dikë afër, nëse nuk respekton distancimin fizik.

Megjithëse pikat e virusit nuk shkojnë edhe aq larg nëse teshtitni, ato ende mund të “udhëtojnë” më tej nga bisedat ose frymëmarrja.

Screengrab from the video

“Nëse merrni frymë dhe flisni, atëherë spërkalat mjaftojnë të ‘udhëtojnë’ sa duhet për të infektuar dikë që qëndron përballë jush”, ka thënë shkencëtari Julian Tang për BBC News.

Spërkalat e virusit më pas mund të barten më tej përmes sipërfaqes, që personi infektuar i ka transmetuar.

Screengrab from the video

Ndryshe shkencëtarët paralajmërojnë që të pastrohen duart në mënyrë të vazhdueshme dhe të barten maskat në ambiente të tilla për të ndaluar përhapjen e virusit, transmeton telegrafi.