“Shiko çfarë bën, shiko çfarë bën...”, Igli Tare i mllefosur me Leaon - Gazeta Express
string(62) "shiko-cfare-ben-shiko-cfare-ben-igli-tare-i-mllefosur-me-leaon"

Futboll

Gazeta Express

16/03/2026 12:25

“Shiko çfarë bën, shiko çfarë bën…”, Igli Tare i mllefosur me Leaon

Futboll

Gazeta Express

16/03/2026 12:25

Një moment tensioni është regjistruar gjatë ndeshjes së Milanit mbrëmë, me protagonist Rafael Leãon, i cili nuk e priti mirë zëvendësimin nga trajneri Massimiliano Allegri.

Numri 10 i kuqezinjve reagoi menjëherë në momentin kur po largohej nga fusha, duke diskutuar fillimisht me portierin Mike Maignan dhe më pas me vetë trajnerin.

Sipas leximit të buzëve nga “SportMediaset”, Leão iu drejtua trajnerit livornez me këto fjalë: “Po pse nuk më mban edhe 20 minuta? Më lër brenda në lojë…”, përcjell “Gazeta Express”.

Pasi e mori duksin dhe u ul në pankinë, sulmuesi portugez nuk dukej aspak i qetë.

Ky incident nuk kaloi pa u vënë re as nga drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, i cili po e ndiqte ndeshjen nga tribuna dhe reagoi menjëherë ndaj asaj që po ndodhte.

“Shiko çfarë bën, shiko çfarë bën…”.

Pas ndeshjes, Allegri u përpoq ta minimizojë situatën dhe ta ulë tensionin rreth rastit.

“Në disa situata mund të ishte shërbyer më mirë dhe ishte i zemëruar, por janë gjëra normale kur është shumë në lojë.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement