Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric po kalon në formë shumë të mirë te klubi i tij i ri, Sassuolo.
Gjatë kësaj vere, portieri dardan kaloi nga futbolli anglez te klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit italian, Serie A.
Edhe pse nuk e nisi mirë aventurën në Itali, duke qenë në bankën rezervë në dy ndeshjet e para, Muric e mori pozitën e titullarit, duke treguar madje paraqitje të mëdha në ndeshjet e Sassuolos.
Madje, në ndeshjen e fundit ndaj Veronas, Muric u shpall lojtari i ndeshjes – teksa nga SofaScore u vlerësua me notën 10-të.
Ai pati nëntë pritje, ndërsa fitoi edhe dy duele ajrore.
Mirëpo, një nga pritjet e tij në këtë ballafaqim ishte aq spektakolare, saqë klubi i tij vazhdon ta kujtojtë tri ditë pas ndeshjes.
“Shijojeni pritjen e Aro Muric”, shkruan faqja zyrtare e klubit të Sassuolos në “Instagram”.
Aro Muric është pjesë e listës së kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e tetorit, që “Dardanët” i zhvillojnë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë./GazetaExpress/