Shihni ëndrra duke bërë seks, ky është kuptimi i tyre - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

06/12/2019 21:56

Shihni ëndrra duke bërë seks, ky është kuptimi i tyre

Fun

Gazeta Express

06/12/2019 21:56

Kuptimi i ëndrrave seksuale- çka me të vërtet nënkupton kur përfundoni duke parë ëndrra seksuale, me ish partnerin tuaj, me një koleg apo edhe seks në publik.

Përderisa mund të jeni të kënaqur kur zgjoheni pas një ëndrre seksuale, ndoshta ndonjëherë keni parë edhe me persona të famshëm, prapë se prapë jeni konfuz.

Kështu çfarë nënkuptojnë ëndrrat e zakonshme seksuale?

Disa studime tregojnë se një përqindje e madhe e njerëzve ëndërrojnë duke bërë seks e disa të tjerë mund të shohin duke kryer marrëdhënie me koleg apo kolege.

Psikologët tregojnë se ne i shpenzojmë dy orë gjatë natës duke ëndërruar  dhe shumica prej tyre janë ëndrra të zakonshme. Gjithsesi, emocionet e forta ndonjëherë shfaqen. Dhe shpesh përfundojmë duke parë ëndrra seksuale.

Sigurisht, shumë ëndrra seksuale reflektojnë thjeshtë një dëshirë për kënaqësi seksuale, por ndonjëherë ato mund të jenë shumë të palogjikshme- sepse shpesh mund të shohim ëndrra me persona që nuk i kemi qejf.

Të shihni ëndrra seksuale me një koleg/kolege

Nuk është e pazakonshme që njerëzit të tërhiqen me njëri tjetrin. Dhe ndodh që edhe në vend të punës, flirtimi të shfaqet. Shumica e ëndrrave janë për jetën tonë të përditshme, prandaj nëse jemi çdo ditë në punë dhe shpesh edhe ndodh ndonjë fliritim atëherë ëndrra të tilla mund të shfaqen.

Seksi me ish partnerin/partneren

Në një lidhje një lloj i sjelljes varësie seksuale shfaqet për gjatë kohës. Në fakt, është një aktivitet i fuqishëm që promovon afërsi emocionale dhe psikologjike. Kur lidhja dështon, ato  ndjenja nuk mund të hidhen poshtë lehtë dhe ëndrrat mund të shfaqen kohë pas kohe.

Seksi në publik

Disa njerëz janë tejet ekspozues dhe bota e ëndrrave është një vend i sigurtë për fantazi të tilla. Zhevshja është një gjë, ndoshta dëshira për të qenë të lirë, por seksi publik mund të tregojë një dëshirë neurotike për t’i shokuar njerëzit e tjerë, një ndjenjë e fshehjes.