string(77) "shifrat-ps-kryeson-ne-kutite-e-para-te-numeruara-ne-pese-bashki-te-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 23:41

SHIFRAT/ PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 23:41

Procesi i numërimit të votave ka nisur dhe të dhënat e para tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste në disa zona të Shqipërisë. Në Vorë janë numëruar 21 kuti votimi, ku PS rezulton në avantazh me 1902 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 1164 vota.

Në bashkinë e Pustecit janë numëruar 3 kuti dhe sërish PS ruan epërsinë me 419 vota kundrejt 208 të PD-së.

Edhe në Devoll, kutia e parë e numëruar në Proger tregon përparësi të socialistëve me 124 vota, ndërsa demokratët kanë marrë 97.

Në Tepelenë, në fshatin Sinanaj, kutia e parë ka dhënë 100 vota për PS dhe vetëm 24 për PD. Po ashtu në Memaliaj, PS ka marrë 137 vota dhe PD 50, sipas kutisë së parë të numëruar.

Procesi i numërimit vijon në të gjithë vendin.