Shifrat e KQZ/ LDK në tre muajt e fundit harxhoi 230 mijë euro, gjysma i shkojnë për paga e qira - Gazeta Express
string(94) "shifrat-e-kqz-ldk-ne-tre-muajt-e-fundit-harxhoi-230-mije-euro-gjysma-i-shkojne-per-paga-e-qira"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:35

Shifrat e KQZ/ LDK në tre muajt e fundit harxhoi 230 mijë euro, gjysma i shkojnë për paga e qira

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:35

Shpenzimet për muajt prill, maj e qershor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Në faqen e KQZ-së, sipas dokumentacioneve zyrtare që janë publikuar, për tre muaj, LDK ka shpenzuar 230 mijë e 211 euro.

Nga totali, shumica e shpenzimeve shkon për paga, me rreth 110 mijë euro.

Për mallra e shërbime LDK ka shpenzuar 6 mijë e 506 euro.

Tek pjesa e qirasë, LDK ka raportuar se shpenzon 27 mijë euro dhe për shpenzime për informim publik 48 mijë euro.