Shifra të tmerrshme, 1 i vdekur, 17 të lënduar, 50 aksidente veç dje në Kosovë


Gazeta Express
10 Dhjetor 2019 9:24

Një person ka vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar, në 50 aksidente të ndryshme që ndodhën vetëm dje në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes shifrave të publikuara sot.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të hënën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 239 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, raportohet se janë arrestuar 17 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se aksidentet në vendin tonë janë shtuar dukshëm këtyre ditëve të fundit, duke marrë parasysh uljet e ndjeshme të temperaturave

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart