Shifra të frikshme/ 141 viktima nga Covid-19 vetëm në 7 ditët e para të marsit - Gazeta Express
string(77) "shifra-te-frikshme-141-viktima-nga-covid-19-vetem-ne-7-ditet-e-para-te-marsit"

Shifra të frikshme/ 141 viktima nga Covid-19 vetëm në 7 ditët e para të marsit

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 18:15

Edhe pse muaj mars sapo ka nisur viktimat nga Covid-19 mbeten ende të larta si në muajn shkurt, me një mesatare ditore prej 20 humbje jete.

Sot gjithashtu u shënuan 21 humbje jete nga koronavirusi në vendi tonë, ku në total këtë javë janë regjistruar 141 viktima.

Lexo Edhe:

Të infektuarit në javën e parë të këtij muaji janë me një mesatare më të vogël se shkurti. Në 7 ditët e para të muajit të tretë të vitit nuk i të infektuarve brenda 24 orëve nuk i ka kaluar një mijë, por duhet theksuar se edhe numri maksimal i testimeve brenda një dite ka qenë 3372, ndërsa në shkurt arriti mbi 4 mijë.

Java e parë e marsit
1 mars-2714 testime, 764 raste të reja dhe 20 humbje jete
2 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
3 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
4 mars-3149 testime, 851 raste të reja dhe 21 humbje jete
5 mars-3268 testime, 847 raste të reja dhe 20 humbje jete
6 mars-3308 testime, 777 raste të reja dhe 21 humbje jete
7 mars-3372 testime, 819 raste të reja dhe 21 humbje jete