Vendosja e një ekipi të kërkim-shpëtimit të FSK-së të martën në Liqenin e Ujmanit, me lejen e KFOR-it, për operacionin humanitar të gjetjes së trupit të 33 vjeçarit, është shfrytëzuar politikisht nga partia në pushtet, shkruan Gazeta Express.
Për këtë kanë reaguar ashpër ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës.
Nga Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për T7 kanë thënë se s’kanë pse t’i komentojnë reagimet e ambasadave, meqë FSK në Veri ka kryer një prej misioneve të veta.
“FSK në veri ka kryer njërin ndër misionet e veta që është mbështetja e autoriteteve civile në fushën e kërkim-shpëtimit, prandaj reagimet e ambasadave s’kemi pse t’i komentojmë”, kanë thënë nga kjo ministri për T7.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dje përmes një reagimi për media kanë thënë se janë të shqetësuar për politizimin kësaj vendosje të FSK-së në Veri dhe kanë kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për cilësimin si “operacioni parë i FSK-së në Veri”.
“Deklaratat nga aktorët politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” e keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, thuhej në reagimin e Ambasadës gjermane.
Ndëkrohë ambasadori i Francës, Olivier Guerot, teksa ka komentuar gjithë politizimin dhe kornizimin politik të kësaj vendosje të FSK-së në Veri, ka thënë e KFOR meriton respektin e të gjithëve. Guerot ka thënë se Franca do të vazhdojë përkrahjen për KFOR-in në një kohë kur manipulimi i informacionit po bëhet sistematik.
“Mbështetja e plotë e Francës për KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurinë e të gjithëve. KFOR meriton respektin dhe njohjen e të gjithë palëve të interesuara në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Gjithashtu, shpreh respekt për mediat që raportuan me saktësi rolin e KFOR-it në përpjekjet për të gjetur trupin e personit të zhdukur nga Liqeni i Ujmanit”, ka thënë ai./Express/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...