Shfaqjet tjera pjesëmarrëse në ‘Prizrenfest’ - Gazeta Express
string(42) "shfaqjet-tjera-pjesemarrese-ne-prizrenfest"

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 15:00

Shfaqjet tjera pjesëmarrëse në ‘Prizrenfest’

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 15:00

Zbulohen edhe shfaqjet e tjera që do të jenë prezentë në edicionin e parë të festivalit ndërkombëtar të teatrove ‘Prizrenfest’. Festivali do të filloj më 31 korrik për të vazhduar deri më 4 gusht.

 ???? ?????

Lexo Edhe:

“??? ? ???????ë”
Performanca përpiqet të sjellë në plan të parë ndikimin e bullizmit në internet tek adoleshentët dhe mënyrat për të luftuar zhvillimin dhe promovimin e këtij fenomeni.

Shfaqja është historia e një takimi midis Amalia – një studente psikologjie – dhe Lucia – një grua e re e shtruar në një sanatorium psikiatrik. Amalia kryen një studim për personat me prirje vetëvrasëse. Në këtë mënyrë Amaia takohet me Lucia, e cila ka pasur një tentativë vetëvrasjeje të shkaktuar nga fakti se ajo kishte qenë viktimë e një fushate bullizmi.
Ky takim mes tyre është një mundësi që secila prej tyre të bëjnë pyetje për jetën , për marrëdhëniet me prindërit, për shoqërinë dhe për kuptimin e ekzistencës.
Një shfaqje për zgjedhjet që bëjmë dhe për presionin e një shoqërie gjithnjë e më të tjetërsuar.

????? ???? ??? Ş?? ???????Ş????

“?????ç?? ?ë ë???ë ?????-???? ????????? ?ë ??ë?”
Historia e Faustit është enigmatike të njëjtën kohë duke qenë njerëzor. Komploti bazohet në aventurën e një intelektuali i cili bënë marrëveshje me djallin, duke shkëmbyer shpirtin e tij në këmbim të njohurive të pakufizuara të kësaj bote.
“Gjithçka që është FAUST-iane avullohet në ajër” ritregon historinë e Faustit të Gëtesë, sa të këndshme aq të errët, të përcjellur me humor e dramë.
Kjo performancë është një përshtatje e temës kryesore me vetminë e performuesit që tregon historinë. Kjo lloj performance fillimisht është përdorur në Meddah, (emri i dhënë nga një tregimtar stand-up artist) lloji i performancës shumë i njohur sidomos në kohën e Perandorisë Osmane), në Artet Performuese Tradicionale Turke. Aktori Uluç Esen përpiqet të arrijë një përvojë moderne skenike përmes formës Meddah. Pra, në performancë përdoren teknikat e stilit Meddah në kombinim me teknika të kounit.
Kjo është shfaqje me vetëm një aktor dhe vetë aktori kontrollon efektet e ndriçimit, video dhe audio gjatë performancës. Drama e njohur e Gëtesë, është rishkruar dhe inskenuar nga Uluç Esen.
Titulli i performancës në turqisht është “Faust Olan Her Şey Buharlaşıyor” dhe zgjatë 75 minuta

ZGJIMI I PRANVERES

Kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjellë atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90-ta.

Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet e 90-ta, kohë protestash e rezistencë, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati, mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.

Rinia dhe nevojat e natyrshme të rinisë nuk kanë qenë prioritet andaj edhe informacionet për seksualitetin, ndjenjat, dashuria e përvojat e tyre kanë qenë të limituara dhe të neglizhuara nga familja, shkolla e shoqëria. Dhuna në shkollë, abuzimi fizik dhe seksual, paragjykimet, shtatëzania e paplanifikuar dhe aborti kanë qenë dhe mbesin probleme reale të shoqërisë sonë kosovare.

Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.

???????

“?????”

Është kërkimi i fundit koreografik bashkëkohore nga Koreografi Robert Nuha me “Noa Dance Theatre Company”, një duet i cili në vehte përmbanë përplasjet njerëzore me vehten për të gjetur qëllimin e jetës, për t’u përcaktuar dhe sigurisht luftën e vazhdueshme me Mundësinë dhe Pamundësinë e realizimit të qëllimeve tona!

Dy kërcimtaret, Altina Binaku dhe Lavdije Idrizi, në rolet e tyre herë e gjejnë lirinë për të vazhduar para, herë ndihmojnë njëra-tjetrën e gjithashtu bëhen edhe pengesë për lirinë individuale.

Liria e të shprehurit, liria e të jetuarit ashtu si duam, liria e zgjedhjes, Liria si koncept shpeshherë vihet para të kundërtës së saj, për shkaqe të shumta e që në të shumtën e rasteve përcaktohen nga vet ne, loja impenjative me teknikat e fundit të dansit, koncepti i shfaqjes, raporti me njëra-tjetrën në skenë përveç atraksionit që sjellin kanë tendencë për të ngacmuar publikun mbi tema të ndryshme universale që lidhen me Lirinë në gjithçka dhe me të kundërtën e Lirisë në çdo gjë.

/Gazeta Express