Me 24 qershor me fillim nga ora 21:00 do të luhet shfaqja nga Stefania Vlachou dhe Lou Schenk.
Shfaqja do të jipet në hapësirat e qendrës kulturore në Prishtinë ‘Termokis’ në gjuhën angleze me titra në shqip.
“If i smell again, i want to smell you” luhet edhe me 25 e 26 qershor, pra për tri ditë rresht.
Pjesë e shfaqjes:
NËSE NI ERA
PRAPË, PO DU ME NI ERËN TONDE
SHFAQJE
Kqyrëm.
Nuk muj me livritë.
Trupat si lodra në një lojë që nuk spjegohet. Mendjet si sita të bllokume.
Çka po ndodhë me mu?
Ngaj në rrethe. Jetoj në katrora.
Mungesë informacioni. Mpimje.
Distanca mes neve.
A ka ndodhë pernime diçka
a veç u silla afër saj?
Knaqësi në një kauç.
Kërkush jashtë.
Rregulla, kufizime.
Ndjenjat?
Sillu mirë.
Nëse ni era prapë, po du me ni erën tonde.
Skenari dhe
performanca:
Stefania Vlachou & Lou Schenk
Paralajmrim: shfaqja ka tematikë frikën e humbjes, sulmet e panikut dhe abuzimin e fuqisë.
/Gazeta Express