Shfaqja ‘Zgjimi i Pranverës’ vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar - Gazeta Express
string(58) "shfaqja-zgjimi-i-pranveres-vazhdon-rrugetimin-nderkombetar"

Arte

Gazeta Express

01/07/2022 17:41

Shfaqja ‘Zgjimi i Pranverës’ vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar

Arte

Gazeta Express

01/07/2022 17:41

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosoves “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës, vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar.

Më 4 korrik, 2022 (e hënë) publiku në Slloveni do të ketë rastin të shohë këtë shfaqje në Teatrin Kombëtar të Sllovenisë në Nova Gorica nga ora 21:00.

Lexo Edhe:

Kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” është adaptuar në Kosovën e viteve të ’90-ta. Nevoja e të rinjve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet e ’90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati, përderisa solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.

/Gazeta Express