Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” më 30 nëntor në Gjakovë - Gazeta Express
string(60) "shfaqja-toka-e-shpirtrave-te-trazuar-me-30-nentor-ne-gjakove"

Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” më 30 nëntor në Gjakovë

Arte

Gazeta Express

24/11/2022 16:25

Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës, do të prezantohet edhe në Pejë dhe Gjakovë në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit”.

Më 30 nëntor, 2022 do të prezantohet në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë, nga ora 20:00.

Lexo Edhe:

“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.

E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malushit, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive.

Autore: Shqipe Malushi

Regjia: Zana Hoxha

Dramaturgjia: Shpëtim Selmani

Koreograf: Robert Nuha

Aktorë/e: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Blend Sadiku, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi.

Kërcimtarë/e: Altina Binaku, Qendrim Makolli, Erëza Grajqevci, Patriot Osmani

Soliste/ë: Donika Rushiti, Shaban Behramaj, Urta Haziraj, Etrit Nura

Kostumograf: Arbnor Brahimi

Videoprojeksionet skenike: Florian Canga

Asistente dhe organizatore: Elira Lluka

Skenografia: Arben Shala

Tonist: Arben Aliu

Ndriçimi: Sherif Sahiti dhe Mursel Bekteshi

Mjeshtër skene: Aziz Maloku, Flora Hasani

Grimere: Myrvete Tahiri, Flora Hasan

/Express