Shfaqja teatrore ‘Burgu Politik’ në kujtim të Adem Demaçit e Ukshin Hotit - Gazeta Express
string(71) "shfaqja-teatrore-burgu-politik-ne-kujtim-te-adem-demacit-e-ukshin-hotit"

Arte

Gazeta Express

19/07/2022 15:17

Shfaqja teatrore ‘Burgu Politik’ në kujtim të Adem Demaçit e Ukshin Hotit

Arte

Gazeta Express

19/07/2022 15:17

Të dielën dhe të hënën në Burgun e Prishtinës u dha shfaqja “Burgu Politik” në kujtim të veprës së shkrimtarit e politikanit Adem Demaçi dhe filozofit Ukshin Hoti.

Mbrëmë aty u dha premierë shfaqja teatrore  përndjekjes politike të tyre si rrjedhojë e jetës dhe veprës intelektuale.

Shfaqja ishte ndarë në pesë rrëfime të ndryshme të cilat janë të bazuara në ngjarje të vërteta, dhe krejt në fund përfundon me një pjesë të asocimit me Burgun e Dubravës dhe masakrës që ndodhi aty në vitin 1999.

E veçanta e saj ishte se edhe publiku ishin te burgosur brenda qelive duke parë shfaqjen.

“Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgu Pashtrik Brahaj dhe asistenti i tij Forent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët/et, Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, muzika e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi, ndërsa u mundësua nga organizata Etea, dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të pranishëm në premierë ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish të burgosur politik, profesorë, aktorë e artdashës.

Reprizën e shfaqjes mund ta ndiqni edhe sonte nga ora 21:00.

/Gazeta Express