Shfaqja që nuk shfaqet - Gazeta Express
string(22) "shfaqja-qe-nuk-shfaqet"

Arte

Gazeta Express

29/09/2022 14:37

Shfaqja që nuk shfaqet

Arte

Gazeta Express

29/09/2022 14:37

Pos panelistëve të ftuar për të diskutuar mbi dramën në letër, për dramën kosovare, në kuadër të festivalit të teatrove në Ferizaj do të ftohen të diskutojnë edhe njohës të teatrit mbi shfaqjet.

Të ftuar për të folur rreth teatrit e shfaqjes janë: Aulonë Kadriu – moderatore dhe Visar Krusha, Albulena Kryeziu – Bokshi, Erson Zymberi – panelistë.

Lexo Edhe:

“Shfaqja që nuk shfaqet” do të vë në diskutim kushtet e përgjithshme në teatrin dhe për teatrin e Kosovës. A është puna në teatër reflektim i ngecjes së përgjithshme burokratike të funksionimit institucional në vend, apo teatri bën përjashtim vetvetiu nga ingranazhet e funksionimit të një institucioni shtetëror – kosovar?

Ngjarja do të mbahet të dielën, më fillim nga ora 15:00, në Teatrin e qytetit të Ferizajt ‘Adriana’.

/Gazeta Express