Me premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”, me regji të
Arlinda Morinës – Likit, do të hapet edicioni i 11-të i Festivalit FemArt.
Shfaqja vjen si një rezistencë e grave, dhe një fuqi për të vazhduar jetën,
të jenë të bashkuara, e të mbrojnë njëra-tjetrën. Artistet e Trupës Artistike
Rezidente të Artpolis sjellin një rrëfim sa emocional, aq edhe emancipues për
sfidat e grave në sistemin patriarkal.
Fefu, një grua e moshës së mesme, i fton për darkë shoqet e saj. Ato vijnë të hareshme, të lumtura dhe plot ambicie për jetën. Ndeja merr një kthesë dramatike kur ato përfundojnë duke treguar rrëfimet e tyre të pakëndshme që sistemi hermetik patriarkal e toksik iu ka ofruar atyre gjatë jetës.